INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tusk mat hapat e Kosovës dhe bën shaka me Thaçin: Jeta e vërtetë fillon pas të 50-ve

Tusk mat hapat e Kosovës dhe bën shaka me Thaçin: Jeta e vërtetë fillon pas të 50-ve

Publikuar më: 17:35 26-04-2018

Udhëtimi i Kosovës drejt bashkimit Europian është i kushtëzuar nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk mbajti këtë qëndrim gjatë konferencës së përbashkët me kreun e shtetit të Kosovës Hashi Thaçi. Të njëjtin kusht Trusk i ka bërë të qartë edhe presidentit serb Vuçiç më parë.
Donald Tusk:
Ne diskutuam gjithashtu gjendjen aktuale të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pa normalizim gjithpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe pa realizimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve nuk mund të shoh sesi mund të bëhet një ndryshim dhe përmirësim i marrëdhënieve me BE. Pas takimit me Vuçiç dhe sot me ju unë jam më i bindur. Por, nuk ka alternativë tjetër për normalizimin, vendimi strategjik i bindur se do të shpaguhet në afat të gjatë.
Presidenti Thaçi foli për përkushtimin e Prishtinës me qëllim arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes kosovës dhe Serbisë. Kjo do të jetë një nga temat që kreu i shtetit së Kosovës do të diskutojë më Kancelaren Merkel në Vizitën që do të bëj më 9 maj në Gjermani. “Marrëveshja përfundimtare të obligueshme ligjërisht që do të mundësoj njohje reciproke dhe integrim më të hpejtë edhe për Kosovë edhe për Serbinë në familjen europiane”-deklaroi Thaçi.
Përsa i përket liberalizimit të vizave Trusk deklaroi se ratifikimi i marrëveshjes me Malin e zi i ka mundësuar Kosovës që të bëj një hap tjetër për t’iu afruar më shumë regjimit pa viza të udhëtimit në bashkimin Europian. Kreu i KE e mbylli konferencën për shtyp me një batutë rreth moshës së presidentit.
Hashim Para disa ditësh mbushët 50 vite ndërsa unë mbusha 61 vite. Jeta e vërtetë fillon pas të 50-ve.
.

Article Logic
Execution time: 0.0030801296234131