INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për hapjen e negociatave do të kalojë nga miqtë dhe armiqtë! Tusk mbështet Shqipërinë

Vendimi për hapjen e negociatave do të kalojë nga miqtë dhe armiqtë! Tusk mbështet Shqipërinë

Publikuar më: 13:27 24-04-2018

Vendimi i këshillit evropian duket se do të kalojë përmes miqve dhe armiqve personalë të kryeministrit Edi rama. Por sot shefi i qeverisë shqiptare ka marrë një mbështetje të madhe nga Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili mbërrin në tiranë pak ditë pasi Komisioni Europian rekomandoj hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Donald Tusk nuk nguroj ta thotë publikisht se do të mbështesë Shqipërinë në këtë proces.
Donald Tusk
“Në fakt është e vërtetë, unë jam miku juaj, kemi marrëdhënie personale, jemi miq të mirë. Jam i vetëdijshëm që ky proces do ti ngjajë më shumë një gare me pengesa se sa një autostrade. Por nuk kam dyshim se integrimi i plotë do të jetë fati ynë i përbashkët. BE dhe Ballkani Perëndimor e kanë vendin së bashku dhe i nderuar Edi mund të mbështeteni tek unë edhe në këtë proces mjaft të ndërlikuar dhe sfidues”.
Edi Rama ja njohu mbështetjen dhe miqësinë Donald tusk ndërsa nuk nguroj që të lëshojë dhe mesazhe indirekte për të gjithë skeptikët e këtij procesi.
Edi Rama:
“Miku im Tusk. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat dhe vështirësitë që na presin në këtë proces, ashtu si kemi bindjen e plotë se sfidat janë të kapërcyeshme vetëm mes bashkëpunimit dhe ndërveprimit që deri tani na ka sjellë në këtë pikë mes nesh KE dhe vendeve anëtare. Për ne ky proces lidhet me të ardhmen e vendit, detyrimi ndaj gjeneratave dhe ndërtimit të Shqipërisë evropiane këtu. Do mund, durim dhe kohë, por është një proces që jemi të përfshirë se e kërkon interesi ynë kombëtar. Me presidentin që është njohës i thellë i rajonit, folëm edhe për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndër rajonal dhe nënvizova se ky proces është i lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Ne e pritëm me një diell që shkëlqen në lartësinë e famës së dritës në vendin tonë, jam i bindur që pos të tjerave dielli i Shqipërisë do t’ja lehtësojë peshën e grisë së Brukselit prej nga ai sapo ka ardhur”
E pavarësisht pengesave Tusk tha se rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave me BE është i merituar për Shqipërinë, megjithëse vendi ynë sipas tij ka një sfidë të rëndësishme përpara.
Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme që jeni gati për të çelur bisedimet për anëtarësi, nuk ka asnjë dyshim. Nuk është vetëm thelbi i rekomandimit të Komisionit Europian por është dhe opinioni im dhe nuk jam i vetëm në këtë. Një tjetër sfidë do të jetë që të binden të gjitha shtetet anëtare të BE në qershor për të nisur negociatat.

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119