INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sheikët arabë konsumojnë mollë shqiptare? Molla “Made in Albania’’ zgjeron tregun

Sheikët arabë konsumojnë mollë shqiptare? Molla “Made in Albania’’ zgjeron tregun

Publikuar më: 13:34 24-04-2018

Është një nga shqetësimet kryesore të fermerëve shqiptarë ku tonelata të mollëve hidheshin në kanal pasin nuk kishte treg shitjeje.Por situata duket se ka ndryshuar.

Mollët e Shqipërisë po njohin treg të ri duke u bërë të preferuarat në vendet arabe e kryesisht të sheikëve. Ky dimension i ri suksesi po zgjeron hartën e eksportit të produketeve ‘’Made in Albania’’.

Pas vendeve të Ballkanit, Europës dhe Egjiptit, edhe tregjet e Arabisë Saudite kanë rritur kërkesat ndaj eksportit të mollëve shqiptare. Aktualisht, Shqipëria po shndërrohet në një nga eksportueset më të forta të mollëve, jo vetëm në Evropë por edhe në kontinentet e tjera.

Prodhimi i mollëve në vend pritet të arrijë në 125-135 mijë ton, ndërsa konsumi i tyre të arrijë në 40 kg për frymë në vit, dyfishin e konsumit të BE-së. Aktualisht, Shqipëria eksporton mijëra ton mollë drejt disa vendeve të rajonit, Bashkimit Europian por edhe Egjiptit.

Prodhimi i mollëve në vend ka pësuar një rritje prej 86 %

Vitet e fundit kanë shënuar një kthesë historike në eksportet shqiptare të mollëve, kryesisht të atyre të prodhuara në Korçë,por dhe zona të tjera. Eksporti i mollëve të juglindjes të vendit, e njohur si zona që kultivon masivisht këtë lloj fruit, ka nisur në vitin 2011.

Fillimisht, fermerët shqiptarë i’u drejtuan tregut të vendeve fqinjë, si Kosovës, Malit të Zi apo Maqedonisë e Greqisë.

Nga viti në vit, eksporti i tyre është rritur gradualisht, duke u dhjetë fishuar. Përmes Greqisë, mollët shqiptare eksportohen edhe drejt Egjiptit dhe Arabisë Saudite.

Dy tregje të fuqishme këto, nisur nga numri i lartë i popullsisë, e rrjedhimisht i konsumatorëve.Fatmirësisht sot fermerët shqiptarë të kultivimit të mollëve nuk pësojnë firo në produktet e tyre, duke u shndërruar në furnizues kryesor të këtyre frutave për prodhim industrial në tregjet jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0039751529693604