INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Infermierë për Shqipërinë! Ç’po ndodh disa nisin punën, disa refuzojnë?

Infermierë për Shqipërinë! Ç’po ndodh disa nisin punën, disa refuzojnë?

Publikuar më: 12:44 24-04-2018

Pas publikimit të fituesve nga Portali Infermierë për Shqipërinë, sot është mbajtur një ceremoni, ku janë prezantuar ata që do punësohen në Qarkun e Tiranës bazuar në klasifikimin përfundimtar të pikëve të marra në testim. Në një nga ambjentet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale grupi i punës me në krye Dritan Ulqinakun, përzgjodhën sipas renditjes 87 vendet e lira të punës për infermierë në disa nga specialitetet e qendrave shëndetësore dhe në spitalet e qarkut Tiranë. Por pati dhe nga ata që çuditërisht e refuzuan vendin e punës. Jo pak po 27 dhe vendet u plotësuan nga kandidatë, që vinin poshtë listës.

Kandidatët që refuzuan vendet e punës mbase prej distancës apo për arsye të tjera, kalojnë në listë pritje dhe janë kontigjenti i parë për tu punësuar për vendet e reja të punës që hapen në qarkun Tiranë për infermierë. Shumica ishin inferemierë të përgjithshëm dhe të tjerë specialistë.

Punësimi sipas specialiteteve:
-Vende pune për mami 5, nga ku fitues dolën 5 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
-Vende pune për teknik laboratori 3, fitues dolën 3 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
-Vende pune për teknik imaxherie 9, fitues dolën 9 dhe 1 kandidat refuzoi (u zëvendësua nga kandidati pasardhës).
-Vende pune për fizioterapist kishte 1, fitues doli 1 dhe nuk kishte refuzime.

E njëjta procedurë do të vijojë në çdo qark të vendit deri në plotësimin e 416 vendeve vakante për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në institucionet shëndetësore. Procesi do të përmbyllet brenda datës 27 Prill.

Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652