INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tajani-Ruçit: Keni bërë hapa konkretë, të hapen negociatat

Tajani-Ruçit: Keni bërë hapa konkretë, të hapen negociatat

Publikuar më: 15:01 24-04-2018

Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani mbështet çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. Deklaratën ai e bëri gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreun e grupit parlamentar socialist Balla.

Sipas Tajanit,Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme përpara dhe për këtë unë e mbështes hapjen e negociatave për anëtarësim. Gjithashtu ai deklaroi se në javët në vijim do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave.

Nga ana e tij, kryparlamentari Ruçi theksoi se Kuvendi i Shqipërisë do të vijoi punën për miratimin e reformave të cilat përshpejtojnë hapat për anëtarësimin në BE.

Kryeparlamentari Ruçi është takuar edhe me homologun austriak Wolfgang Sobotka, i cili u shpreh se rekomandimi pozitiv për Shqipërisë është rezultat i angazhimit në plotësimin e pesë prioriteteve. “Austria i kushton një vëmendje të veçantë Shqipërisë. Ne jemi njohur me rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian dhe vlerësojmë përpjekjet tuaja. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Sobotka.

Mbështetje per nisjen e negociatave ka dhënë edhe kreu Parlamentit çek. Vondraçek vlerësoi rekomandimin pozitiv te Komisionit dhe theksoi se qëndrimin pro hapjes së tyre. “Në emër të vendeve të Vishegradit ju mbështesim. Jam në dijeni të ecurisë së reformës në drejtësi dhe rezultate e para të sa janë spektaloare”, tha kryetari i Parlamentit të Çekisë.

Article Logic
Execution time: 0.0023641586303711