INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Thaçi për “The Guardian”, zbulon kur arrihet marrëveshja me Serbinë

Thaçi për “The Guardian”, zbulon kur arrihet marrëveshja me Serbinë

Publikuar më: 12:16 15-04-2019

Një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në një linjë me marrëveshjen historike në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka mundësi që të ndodhë në vitin 2019.

Kështu deklaroi presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë për median britanike The Guardian.

Serbia refuzoi që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur që prej shkëputjes së ish krahinës së saj në vitin 2008, pas gati një dekade nën administrimin ndërkombëtar dhe pas një lufte të përgjakshme në vitet ’98-1999.

Aktualisht bisedimet Prishtinë-Beograd janë pezulluar, pasi Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë si shenjë revolte ndaj mosnjohjes së vendit.

E lidhur me këtë cështje kreu i Shtetit, në intervistën dhënë për median britanike u shpreh se Kosova nuk ka asnjë plan për heqjen e taksës, por theksoi nevojën për përparim të shpejtë.

Article Logic
Execution time: 0.0092527866363525