INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus “thyen” kokën

Miley Cyrus “thyen” kokën

Publikuar më: 15:12 16-01-2016

Jo gjithçka po shkon mirë për artisten ekstravagante.

Pas zërave sipas të cilëve Miley është ribashkuar me ishin e saj Liam Hemsworth, duket se ka ndodhur diçka që ta zbresë me këmbë, ose më mirë të themi me...kokë në tokë. Nuk bëhet fjalë për një prishje tjetër të marrëdhënies ndërmjet çiftit, pasi në këtë rast dhimbja që besojmë se këngëtarja 23 vjeçare ka përjetuar ka qenë më shumë fizike se sa emocionale. Ylli i hitit “Wrecking Ball” ka bërë publike një foto në të cilën tregon kokën e saj të lënduar dhe të gjakosur. Ndoshta është efekti i fotos, por një plagë në kokë duket gjithmonë pak e frikshme. Megjithatë Miley ka vazhduar të publikojë foto nga jeta e saj si normalisht, kështu që besojmë se nuk i ka ndodhur asgjë e rëndë. Nuk është hera e parë që ish Hannah Montana përplas kokën, por herët e tjera bëhej fjalë për kuptim metaforik.

Article Logic
Execution time: 0.0039081573486328