INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy shkon në party me Fatos Nanon?!

Noizy shkon në party me Fatos Nanon?!

Publikuar më: 15:46 16-01-2016

Natyra energjike e ish kryeministrit Fatos Nano nuk është sekret, ndërsa Noizy është gjithmonë i pranishëm aty ku bëhet festa, por këtë nuk e prisnim.

Këngëtari i famshëm ka mbërritur para pak çastesh në Milano, aty ku mësohet se do të marrë pjesë në një party të organizuar nga stilisti i njohur gjerman Philipp Plein. Në momentin e uljes së avionit, reperi 29 vjeçar ka postuar një foto në Snapchat ku shfaqej krah ish kryeministrit Fatos Nano. Me shumë gjasa dyshja simpatike ka rastisur në të njëjtin avion, por sa mundësi ka që Noizy ta ketë ftuar dhe t’i ketë mbushur mendjen ish njeriut më të fuqishëm në Shqipëri për t’u bashkuar me të. Duke njohur natyrën simpatike dhe aspak monotone të ish kryeministrit, do të thonim se mundësitë janë.

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891