INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush luajti rolin e Kupidit mes Kendall dhe Harry?

Kush luajti rolin e Kupidit mes Kendall dhe Harry?

Publikuar më: 13:58 17-01-2016

Modelja Kendall Jenner dhe ylli i 1D, Harry Styles, thuhet se kanë pasur një lidhje të shkurtër në vitin 2013 dhe tani kanë nisur sërish të shihen me njëri tjetrin.

Kjo falë mikes së ngushtë të Kendall, Cara Delevigne, e cila e ka shtyrë atë të riprovonte sërish me Harry-n.

Për fat të mirë nuk ka asgjë të sikletshme mes tyre, edhe pse Cara ka pasur një lidhje me këngëtarin 21- vjeçar, para disa vitesh. Ndërkohë Harry nuk pushon së suprizuari Kendall me lule, çokollata dhe telefonata, duke fituar kështu zemrën e gjithë familjes së saj.

E vetmja gjë për të cilën nuk jemi ende të sigurt është qëndrimi që mban Gigi Hadid për këtë fakt. Ajo së fundmi është lidhur me ish yllin e 1D, Zayn Malik, i cili nuk ka një marrdhënine mjaft të mirë me Styles. 

Article Logic
Execution time: 0.0030639171600342