INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po planifikojnë dasmën e tyre? [FOTO]

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth po planifikojnë dasmën e tyre? [FOTO]

Publikuar më: 19:54 11-05-2016

Pasi e kanë rindezur romancën e tyre disa muaj më parë, kur Miley Cyrus vuri përsëri unazën e saj të fejesës, ajo dhe ish u fejuari Liam Hemsworth, do të martohen në një nga plazhet e Australisë. UsWeekly raporton se këngëtarja 23 vjeçare dhe aktori 26 vjeçar do ta kurorëzojnë martesën në qytetin e Liam. Çifti thuhet se është parë duke bërë planifikimet për  organizimin e dasmës në gjirin Byron të Australisë.

Miley dhe Liam janë lidhur që në marsin e 2010-ës dhe u fejuan dy vite më vonë. Ata u ndanë por filluan të flisnin prapë në verën e 2015-ës. Në dhjetor ata janë parë së bashkë në Australi, ndërsa një burim tha se ata po diskutonin rreth detajeve për vendet e mundshme për organizimin e dasmës dhe po shikonin përreth gjirit të Bayron, gjatë takimit të tyre në muajin prill.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598