INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Affleck dëshiron të kthehet përsëri me Jennifer Garner [FOTO]

Ben Affleck dëshiron të kthehet përsëri me Jennifer Garner [FOTO]

Publikuar më: 20:29 11-05-2016

Jennifer Garner dhe Ben Affleck po i shijojnë pushimet me fëmijët e tyre në Europë. Ata kanë në plan të qëndrojë një muaj së bashku në Londër, me tre fëmijët e tyre, Violet, 10 vjeç, Seraphina, 7 vjeç, dhe Samuel, 4 vjeç, gjatë kohës që Affleck po bën xhirimet e filmit të tij “Justice League”, sipas një burimi të afërt me çiftin.  Ndërsa një burim i afërt me Jen bën me dije për revistën People se "Jen ka thënë se Parisi është vendi ku ajo ka kujtimet më të bukura me Ben". Affleck, 43 vjeçar, dhe Garner, 44 vjeçare, gjatë kohës që jetojnë jashtë vendit kanë ngarkuar me detyrë tutorët e tyre për të punuar  në lidhje me shkollimin e fëmijëve.

Ata i kanë kushtuar shumë kohë njëri-tjetrit dhe fëmijëve, duke udhëtuar nëpër Europë. Fundjavën e kaluar janë parë në Paris, duke shëtitur si një familje e lumtur, duke ngrënë akullore, duke bërë shopping, si dhe nuk mund të linin pa vizituar kullën Eiffel.

U bë kohë që po flitet për një rikthim të tyre së bashku për shkak të kohës së shumtë që kalojnë bashkë. Burimi i afërt me Jen, thotë se është Ben ai që dëshiron të bashkohet përsëri me Jen ndërsa Jen nuk është gati akoma për një ribashkim të tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379