INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta bën thirrje për konsolidim të demokracisë dhe përmirësim të qeverisjes me rastin e Pavarësisë [FOTO]

Meta bën thirrje për konsolidim të demokracisë dhe përmirësim të qeverisjes me rastin e Pavarësisë [FOTO]

Publikuar më: 21:10 28-11-2017

Dita e Pavarësisë është ditë e lavdishme për kombin tone. Pa ideale të larta nuk ka qëllime të ndritura. Skënderbeu e Ismail Qemali lartësuan imazhin e vendit në botë. Identiteti kombëtar është unik dhe i patjetërsueshëm. Viti i Skënderbeut do forcojë ndjenjat e atdhetarizmit. Gëzuar festën e flamurit të gjithë shqiptarëve”, tha Meta.

“28 nëntori është një festë përbashkuese shqiptare. Pavarësia është një ditë e lavdishme e popullit shqiptar. Skënderbeu dhe Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër kuptuan se ndasitë përcarëse mes shqiptarëve përbëjë rrezikun më të madh dhe fuqia qëndron te bashkimi.Identiteti shqiptar është unik dhe i pandashëm nga qytetërimi Europian. Ata na mëshuan se shqiptarët i lidh gjithçka me Europën dhe asgjë nuk i ndanë. Skënderbeu dhe Ismail Qemali lartësuan imazhin e kombit. Ne sot përkujtojmë edhe çlirimin, përkulemi me nderim për dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.

Reflektim për konsolidimin e demokracisë, përmirësimin e qeverisjes, zhvillimin e ekonomisë dhe anëtarësimin në BE. Promovim të paqes në rajon dhe bashkëpunim me aleatët në luftën. Ne do të punojmë që në 2018 të hapen negociatat dhe të garantohet e drejta e qytetarëve të Kosovës që të lëviznin të lirë në BE,” shtoi presidenti Meta.

a8f0701f-fa3e-4172-b3cd-f1a447cb71b4-1.jpgf124bc47-5bf0-45bd-a6df-0643e22e5fc2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042340755462646