INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lulzim Basha viziton Shkodrën me rastin e 105 Vjetorit të Pavarësisë

Lulzim Basha viziton Shkodrën me rastin e 105 Vjetorit të Pavarësisë

Publikuar më: 21:44 28-11-2017

Kryetari i PD Lulzim Basha vizitoi në mbrëmje Shkodrën për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë.

Basha shkruan në facebook se kjo ishte një mbrëmje speciale për të. Ai ka folur atje edhe për mediat lokale.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!

Faleminderit Shkodra!

Gëzuar 28 Nëntorin!”

Article Logic
Execution time: 0.0039300918579102