INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Hueydas para se të ndërronte jetë na përloti të gjithëve: ‘Kisha shumë dëshira, por fati më vuri në sprovë’

Mesazhi i Hueydas para se të ndërronte jetë na përloti të gjithëve: ‘Kisha shumë dëshira, por fati më vuri në sprovë’

Publikuar më: 19:28 24-11-2021

Lajmi i ndarjes nga jeta të artistes Hueyda El Saied ka tronditur mbarë opinionin publik ditën e sotme. Hueyda u nda nga jeta pas betejës me tumorin duke lënë pas një djalë, 6 vjeç, Gabrielin dhe partnerin Thierry.

Hueyda iku nga kjo botë në moshën 46-vjeçare duke mos e fituar dot betejën me tumorin. Pavarësisht sëmundjes që ajo po kalonte, Hueyda përcillte vetëm mesazhe pozitive dhe frymëzuese me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Refuzoj ta shoh botën bardhezi”, shkruante ajo në postimet e saj në Facebook.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, artistja ka shpërndarë një mesazh domethënës për të gjitha gratë. Ajo u thotë grave ta duan veten ashtu siç janë, pasi bukuria nuk është standart. Mes këshillave për gratë dhe vajzat ajo ka zbuluar pak edhe për sëmundjen e saj, pasi ka thënë se para se ta vinte fati në sprovë, ajo kishte shumë dëshira.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave dhe doja t’ju thosha disa fakte. Dëshiron të humbësh apo të vendosësh disa kile, pavarësisht kësaj aktualisht ti je një grua, apo vajzë e bukur. Dëshiron të jesh pak më e gjatë, apo pak më e shkurtër, pavarësisht kësaj ti je një grua e bukur.

Dëshiron të jesh brune, bjonde, apo të kesh më pak, pak më shumë forma, të kesh flokë të shkurtra, kaçurrela, të drejta, të kesh më pak celulit, më pak rrudha, pavarësisht kësaj ti je një femër e bukur. Deri para pak kohësh  kisha shumë nga këto dëshira, por fati më vuri në sprovë dhe tashmë them bukuria nuk është standarte, por papërsosmëria është e bukur. Bukuria është kur je vetvetja, kur je e talntuar, kur je e edukuar, kur je e fortë.”

Article Logic
Execution time: 0.0031540393829346