“Diss” mban titullin një nga këngët e reja të Mozzikut, si pjesë e një ‘EP’ me pesë këngë. Ky projekt ka trazuar ujërat pasi i bën ‘diss’ vetes e përfshin edhe shumë personazhe të tjerë ku në disa vargje ka përmendur edhe ish-partneren e tij, Loredana Zefi.
Sigurisht që reagimet ishin të shumta, por s’ka munguar edhe reagimi i Loredanës. Në një story për Instagram, ajo ka postuar një foto të vetes - ku nga mimika duket e zhgënjyer, por jo e surprizuar - me një mbishkrim që e përforcon këtë ide:
"Bruhhhh pls [Shoku, të lutem]," reagim ky që dikush e bën kur i sheh me bezdi, mosbesim apo shpërfillje fjalët a veprimet e dikujt tjetër.









31 Jan 2026 





