INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do futet Luizi në Big Brother Vip 5? Përgjigjet Kiara Tito: 'Menduam se ishte e fundit, por…'

A do futet Luizi në Big Brother Vip 5? Përgjigjet Kiara Tito: 'Menduam se ishte e fundit, por…'

Publikuar më: 13:33 06-02-2026

Ditët e fundit në rrjet kanë qarkulluar zëra se fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, mund të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë në edicionin e pestë të spektaklit.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Kiara Tito u pyet drejtpërdrejt për këto spekulime, duke mos dhënë një përgjigje të prerë, por duke lënë gjithçka të hapur.

Moderatorja Sidorela Gjoni u shpreh se telefoni i saj ishte “masakruar” nga mesazhet e publikut që kërkonin të dinin nëse Luizi do të hynte sërish në Big Brother. Ndërsa Kiara u përgjigj:

“Big Brother është i paparashikueshëm. Luizi është akoma më i paparashikueshëm. As nuk përjashtohet dhe as nuk konfirmohet.”

Biseda u shoqërua edhe me nota humori, ku Sidorela përmendi titullin e filmit “Loja e Fundit”, duke shtuar se për Luizin “e fundit” nuk mund të thuhet kurrë me siguri. Këtë ide e mbështeti edhe Kiara, e cila shtoi:

“Menduam se ishte e fundit, por…”

Deklaratat e saj kanë ngritur edhe më shumë pikëpyetje mes fansave, duke shtuar kureshtjen për surprizat që mund të rezervojë Big Brother VIP 5.

Article Logic
Execution time: 0.0032351016998291