INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja me Kejsin erdhi për shkak të Inës? Stelina flet pas daljes nga BB VIP

Ndarja me Kejsin erdhi për shkak të Inës? Stelina flet pas daljes nga BB VIP

Publikuar më: 16:35 06-02-2026

Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Stelina ishte e ftuar në emisionin “Breaking”, ku foli hapur për raportin e saj me Kejsin, për Inën, si edhe për situata të tjera që kanë ndodhur brenda dhe jashtë shtëpisë.

Ajo sqaroi se lidhja me Kejsin ka përfunduar, por theksoi se arsyeja e ndarjes nuk lidhet me Inën. Sipas saj, vendimi për mbylljen e marrëdhënies ka ardhur nga vetë Kejsi, ndërsa ajo u uroi më të mirën të dyve. Stelina u ndal edhe te komentet e disa ish-banorëve, të cilët nuk i përmendi me emra, por tha se janë shprehur për të me fjalë që nuk e përfaqësojnë dhe që e kanë lënduar.

“Më kanë prekur shumë komentet e disa ish-banorëve që kanë përdorur fjalë jo të denja për mua. Tani që jam jashtë shtëpisë, kam mundësinë të tregoj versionin tim të së vërtetës”, u shpreh ajo.

Duke folur për zgjedhjen e Inës si lidere, Stelina tha se kjo është një mundësi e mirë për të, pasi mund të tregojë një anë tjetër të saj, përtej rolit që kishte deri tani në trekëndëshin e krijuar në shtëpi.

Sa i përket marrëdhënies me Kejsin, ajo sqaroi se prej më shumë se një muaji ata ishin të ndarë dhe nëse do të kishin dashur ta rregullonin lidhjen, do ta kishin bërë jashtë shtëpisë.

“Ndarjes sonë nuk i vuri kapakun Ina, por vetë Keijsi. Kur u takuam sërish dhe ishim 24 orë bashkë, u zgjuan disa ndjenja, por kjo nuk do të thotë se kishte mundësi reale për ribashkim”, tha Stelina.

Në fund, ajo deklaroi se nuk sheh një lidhje emocionale mes Kejsit dhe Inës, por beson se mes tyre ka ekzistuar një raport edhe para hyrjes në shtëpi.

“Dy persona që kanë shkëmbyer puthje më parë, nuk ka pse t’u lindin ndjenja brenda shtëpisë”, përfundoi ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605