Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, artisti i njohur, Luiz Ejlli këtë të shtunë do të rikthehet në të njëjtin reality show.
Lajmi është konfirmuar nga vetë produksioni i Big Brotherit. Në një postim të bërë në rrjet bëhet me dije se Luizi do të rikthehet në formatin televiziv, përmes së cilit emri i tij u bë kryefjalë e mediave rozë, e jo vetëm.
"Tani luftohet vetëm për vendin e dytë!" shprehet Luizi në videon e publikuar në rrjet.
Videoja u shpërnda nga Ledion Liço në rrjetet sociale, në bashkëpunim me faqen zyrtare të formatit, duke e bërë të qartë se bëhej fjalë për një zhvillim të konfirmuar dhe jo për paralajmërim simbolik.
Më pas, producentja Sara Hoxha rishpërndau të njëjtën video në një postim të përkohshëm, duke sinjalizuar se hyrja e Luiz Ejllit do të ndodhë mbrëmjen e ardhshme, duke u bërë sërish pjesë aktive e lojës. Prania e tij pritet të ndikojë në ecurinë e garës dhe në raportet mes banorëve.










31 Jan 2026 





