Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” nuk mund të kalonte pa miratimin dhe “bekimin” e partneres së tij, Kiara Tito, e cila këtë herë e ka përcjellë me një kod veshjeje të ri. Ndryshe nga sezoni i dytë, ku Luizi shfaqej shpesh i shkujdesur dhe pa bluzë nëpër shtëpi, këtë herë gjërat kanë ndryshuar.
Moderatorja ka zbuluar me humor këshillën, ose më saktë kushtin, që i ka vendosur bashkëshortit para se të bëhej sërish pjesë e formatit,
“Tani që je burrë i martuar, nuk do rrish më pa bluzë,” i ka thënë ajo.
Vetëm pak orë pasi Kiara Tito zbuloi me humor në “Fan Club” kushtin e vetëm që i kishte vendosur Luizit para hyrjes (që të mos qëndronte më pa bluzë tani që është burrë i martuar) këngëtari ka bërë të kundërtën.
U deshën më pak se 48 orë që Luizi ta “harronte” këtë porosi. Mbrëmjen e djeshme, ai është shfaqur sërish pa bluzë në ambientet e shtëpisë, duke iu rikthyer zakonit të vjetër që e karakterizonte gjatë gjithë qëndrimit në BBV2.









5 Feb 2026 





