INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Meritojmë të jemi në Europë sepse...”, ja çfarë ka thënë deputeti Bushati pas takimit me presidentin e PACE [FOTO]

“Meritojmë të jemi në Europë sepse...”, ja çfarë ka thënë deputeti Bushati pas takimit me presidentin e PACE [FOTO]

Publikuar më: 19:11 24-01-2018

Deputeti i Partisë Socialist Ervin Bushati, si pjesë e delegacionit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ka zhvilluar një takim me Presidentin e PACE, Z. Michele Nicoletti.

Këtë takim Bushati e ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook, ku ka dhënë dhe detaje për çfarë është biseduar.

Sipas Bushatit gjatë këtij takimi është diskutuar mbi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luaj KiE edhe Asambleja, si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tonë, dhe më gjerë në rajon.

Postimi i plotë

1 SHTET & 1 HAP NË BASHKIMIN EUROPIAN: PËR INTEGRIMIN BASHKË ME OPOZITËN!

Delegacioni shqiptar, u prit në një takim të vecantë nga Presidenti PACE i sapozgjedhur Z. Michele Nicoletti, (deputet italian i Grupit Socialist) të cilin e përgëzova; dhe garantova në detyrën e tij me mbështetjen e gjithë faktorit shqiptar në Këshillin e Europës.

Gjatë takimit, diskutuam mbi rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vijon të luajë KiE edhe Asambleja, si pjesë e saj, në drejtim të promovimit e forcimit të standardeve demokratike në vendin tonë, dhe më gjerë në rajon. Në këtë kontekst, u nënvizua, kontributi i KiE për përmbushjen e rekomandimeve në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, dhe rritjes së paqes dhe sigurisë në rajon.

NE Shqiptarët … jemi Europianë: Meritojmë të jemi në Evropë sepse ndajmë vlerat europiane.

Po ashtu, diskutuam për zgjedhjet demokratike të 2017, Refomën në Drejtësi dhe stabilitetin politik të një qeverie: tashme që nuk ka presione koalicionesh politike për të kompromentuar shpejtesinë dhe thellesinë e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, u trajtua mbështetja e Kosovës, për afrimin e mëtejshëm të saj me KiE-në, në funksion të vendosjes së një dialogu konstruktiv me delegacionin e Kosovës në Asamble. Angazhimi i Kosovës me Asamblenë do të kontribuojë në drejtim të forcimit të stadardeve demokratike në vend, dhe forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon.

Është në interesin e të gjithë palëve, një rajon Ballkanik në paqe, demokraci dhe prosperitet: Ndaj dhe angazhimi politik nga EU dhe integrimi yne ne Europë jane procese kapitale që ndihmojnë këdo në Ballkan por dhe Europë.

Në përfundim të takimit, në emër të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë pata kënaqësinë të ftoj zyrtarisht mikun tonë, Presidentin Nicoletti për një vizitë zyrtare në vendin tonë – ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

ervin-bushati2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166