INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Administrata, gjatë 2018-s do të punësohen mbi 1 mijë persona

Administrata, gjatë 2018-s do të punësohen mbi 1 mijë persona

Publikuar më: 19:16 24-01-2018

Gjatë vitit 2018 në administratën shtetërore do të punësohen mbi 1 mijë zyrtarë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u vendos që numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2018 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1073, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

1. a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 20;
2. b) Për kategorinë e mesme drejtuese 83;
3. c) Për kategorinë e ulët drejtuese 305;
ç) Për kategorinë ekzekutive 665.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:
– Shkenca juridike;
– Shkenca kompjuterike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158