INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mercedes tradhëton Hamilton, Red Bull triumfon në Malajzi [FOTO]

Mercedes tradhëton Hamilton, Red Bull triumfon në Malajzi [FOTO]

Publikuar më: 10:07 02-10-2016

Daniel Ricciardo merr fitoren e parë sezonale për këtë sezon në garën e Çmimit të Madh të Malajzisë në Formula 1, garë e zhvilluar në pistën e Sepang. Fati i ka buzëqeshur pilotit australian dhe ka dënuar Hamilton pasi, vetëm 15 xhiro nga fundi, piloti britanik u tradhtua nga motori i tij dhe u detyrua të tërhiqet nga gara. Lewis Hamilton po garonte i qetë në vend të parë ku motori i tij u përfshi nga flakët, dhe tashmë e sheh edhe më larg vendin e parë të renditjes së përgjithshme për pilitë, që mbahet nga shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili e mbylli garën në vendin e tretë.

Dy pilotët e skuderisë Red Bull dueluan për podiumin, por ai që fitoi sfidën brenda familjes ishte Ricciardo, që la pas të riun Max Verstappen.

Zhgënjen sërish Ferrari, me Vettel protagonist të aksidentit që në start, ndërsa Raikkonen u rendit në vendin e katërt. Rosberg, pas tërheqjes së Hamilton, e çon në 23 pikë avantazhin me Hamilton në renditje.

Article Logic
Execution time: 0.0028040409088135