INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rosberg triumfon në Belgjikë, Hamilton sërish në krye [FOTO]

Rosberg triumfon në Belgjikë, Hamilton sërish në krye [FOTO]

Publikuar më: 15:06 28-08-2016

Nico Rosberg ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, duke shkuar në plot 6 fitore për këtë sezon. Edhe pse gara kishte mjaft surpriza, Rosberg e nisi garën i pari dhe e përfundoi i pari, duke mos e lëshuar kryesimin deri në fund. Mirëpo surpriza më e madhe ishte shoku i skuadrës dhe njëkohësisht rivali i tij, Lewis Hamilton, i cili e nisi garën i fundit, dhe arriti të ngjitej në podium, në vendin e tretë. Ndërsa në vendin e dytë u rendit Daniel Ricciardo me Red Bull. Vendi i 6-të për pilotin gjerman të Ferrari-t, Vettel  dhe pas tij u rëndit Fernando Alonso me Ferrari. Kimi Raikkonen nuk mori më shumë se vendin e 9-të.

Pas një jave, gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në pistën e Monzës, në Itali. Hamilton ruan kryesimin me 9 pikë diferencë nga Rosberg.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674