INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tjetër triumf i Rosberg, fiton edhe Çmimin e Madh të Europës

Tjetër triumf i Rosberg, fiton edhe Çmimin e Madh të Europës

Publikuar më: 17:54 19-06-2016

Mesa duket ky është viti i pilotit gjerman Nico Rosberg. Piloti i “Mercedes” ka shënuar një tjetër triumf në këtë edicion duke fituar edhe Çmimin e Madh të Evropës. Nëpër rrugët e qytetit të bukur Baku të Azerbajxhanit, Rosberg e nisi dhe e përfundoi garën si i pari, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim vendin e parë. Një garë e mirë ka qenë edhe për makinat e Ferrarit, Vettel arriti të fitonte një vend, duke përfunduar garën i dyti, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Kimi Raikkonen nuk ka mundur dot të ngjitet në podium duke e mbyllur garën po në vendin e katërt.Kampioni në fuqi në Formula 1, Leëis Hamilton edhe pse u nis nga vendi i 10, pas një incidenti gjatë provave të lira, arriti që të fitonte 5 vende duke i mbyllur garën i pesti.

Surpriza e kësaj gare ka qenë Sergio Perez i “Force India”, i cili edhe pse u nis i shtati arriti të fitonte 4 pozicione duke u ngjitur në podium si treti më i shpejti në garën e zhvilluar në Baku. Gara e ardhshme zhvillohet pas dy javësh për  Çmimin e Madh   të Austrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219