INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Starton Formula 1, dominon Rosberg dhe Mercedes

Starton Formula 1, dominon Rosberg dhe Mercedes

Publikuar më: 13:13 20-03-2016

Ka nisur edicioni i ri i garës më të shpejtë në botë Formula 1, për Çmimin e Madh të Australisë, ku dominoi skuderia e Mercedesit.

Nico Rosberg fiton çmimin e madh të Australisë. Gjermani i Mercedes përfiton nga flamuri i kuq dhe strategjia e mirë e gomave për të rrëmbyer vendin e parë.

Pas një starti të dobët, piloti britanik zhvillon një garë të bukur dhe ngjitet në podium, pikërisht në vendin e dytë.

Vetëm vendi i tretë për gjermanin Sebastian Vettel. Ai kryen një start fantastik duke rrembyer menjëherë vendin e parë, por është strategjia e gabuar pas flamurit të kuq ajo që i kushtoi atij fitoren. Piloti 28 vjeçar gaboi në çastet e fundit të garës gjatë ndjekjes për vendin e dytë.

Ja rezultatet e plota të çmimit të madh të Australisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033500194549561