INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka garë për kryetar të PS-së, Rama i “mbyll” derën Blushit. Referendumi më 9 Prill, Xhafa kundër

Nuk ka garë për kryetar të PS-së, Rama i “mbyll” derën Blushit. Referendumi më 9 Prill, Xhafa kundër

Publikuar më: 21:50 19-03-2016

Ashtu siç pritej, Kongresi i Partisë Socialiste miratoj ndryshimet në Statutin e partisë. Me votë unanime, Kongresi vendosi se mandati i kryetarit të partisë rikonfirmohet në rast se ai fiton zgjedhjet. Nuk ka garë për kryetarin e partisë. Ky vendim i mbyll përfundimisht derën deputetit Ben Blushi, i cili kishte shpallur dhe kandimin e tij për postin e kryetarit.

Votimi për ndryshimet në Statutin e Partisë Socialiste ishte i hapur, çka solli dhe rrjeshtimin e delegatëve në krah të Edi Ramës. Mbështetësit e Ben Blushit janë reduktuar në dy, pasi kundër ndryshimeve statuore kanë votuar vetëm Maqo Lakrori dhe Ndre Legisi dhe sigurisht Ben Blushi.

Por për Edi Ramën, gara për kryetarin e partisë ishte i panevojshëm, në kushtet kur zgjedhjet u fituan nga socialistët.

“Vota e marrë për të qeverisur është e barazvlefshme me rikonfirmomion e kryetarit të partisë. Sepse partia merr një proces një anëtar një votë për të zgjedhur kryetarin dhe nuk ka sens të futet në zgjedhje pasi krytari është bërë Kryeministër.

Por, Edi Rama nuk heq dorë nga Referendumi për mandatin e tij, ndaj bën këtë propozim, nga mbledhja e organit më të lartë të partisë, Kongresit.

 “Unë ju kërkoj që kongresi të japë miratimin që kjo çështje mos jetë çështje debati me alibira dhe sebebe që bëjnë mu dhe as me cështje argumentash që nxjerrin njeri tjetrin, por të jetë një cështje që e zgjidhim me votim të gjithë socialistët në të gjithë Shqipërinë”.

Edhe Gramoz Ruçi i ka dal në mbrojtje kryetarit të tij në parti. Ruçi tha se Statuti i partisë përcakton se mund të mbahet referendum për këtë çështje.

Por një tjetër qasje ka Fatmir Xhafa, i cili doli hapur kundër për mbajtjen e referendumit.

“Ëështë absolutisht e gabuar çështja e referendumit. Nqs ka hyrë në fuqi ky Statut, nuk kemi pse shkojmë në referendum. Nga sot përgjigjën e ka dhënë Kongresi, i cili ka shfuqizuar Statutin e vjetër. Të gjitha strukturat zgjidhen sipas këtij Statuti. Nqs doni ti bëjmë qefin kryetarit le tja bëjmë, nqs doni ti bëjmë qefin Blushit le tja bëjmë”.

Por çfarë tha Ben Blushi menjëherë pas miratimit të mbajtjes së referendumit nga Kongresi i partisë.

“Rama garoj përballë vetes. Është për ta kthyer partinë në një trup të verbër. Referendumet nuk mund të zëvëndësojnë zgjedhjet. Nuk mund ta pranoj këtë eleminim të kandidatëve. Ky referendum nuk mund ti japë fuqi një njeriu, por një çështjeje, një pikë në statut”.

Article Logic
Execution time: 0.0044350624084473