INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pritje për delegatët, një ditë para kongresit

Rama pritje për delegatët, një ditë para kongresit

Publikuar më: 21:01 18-03-2016

Kryeministri Edi Rama ka organizuar sot pasdite një takim me delegatë , një ditë para kongresit të Partisë Socialiste.

Kongresi do të mbahet ditën e shtunë ne orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. 1500 delegatë janë ftuar të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste nga ku do të votojnë statutin e ri dhe  anëtarët e Asamblesë.

Ne këtë pritje që zhvilloi kryeministri Rama ishin të pranishëm krerë të delegacioneve të huaja në vendin tone dhe përfaqësues të partive politike shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi Gjithashtu kishte edhe të ftuar të tjerë ndëerkombëtarë nga partitë aleate të Partisë Socialiste. Kryeministri Rama në këtë pritje mbajti një fjalim të shkurtër  për të falenderuar të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen në kongres, si dhe ata qe kanë kontribuar për Partinë Socialiste, vendin tonë dhe për Kosovën. 

Një përshendetjë të veçantë, Rama bëri edhe për ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema.  

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324