Aeroplanmbajtësja amerikane USS Lexington, e zhdukur gjatë Luftës së Dytë Botërore, është gjendur rreth 800 km larg brigjeve të Australisë pas plot 76 vitesh.
Anija e cilësuar si shpëtimtarja e Australisë humbi në betejën e detit te koraleve majin e 1942-shit.
Gjatë luftimeve, në 1942 u vranë më shumë se 200 anëtarë të ekuipazhit të saj, ndërsa u arrit të shpëtoheshin 2000 të tjerë.
Pamjet tregojnë se ajo ishte ruajtur mjaft mirë. Beteja e Detit të Koraleve konsiderohet si një moment kyç në ndalimin e përparimit të Japonisë në rajonin e Paqësorit gjatë luftës.
Aeroplanmbajtësja ishte transportuesi i parë i avionëve që u fundos në Luftën e Dytë Botërore.
![Aeroplanmbajtësja e zhdukur që ‘shpëtoi’ Australinë zbulohet pas 76 vitesh [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/f9e97895c40870a37ecea90b2692128d_L.jpg)