INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë në Australi, makina përplas këmbësorët, 19 të plagosur

Frikë në Australi, makina përplas këmbësorët, 19 të plagosur

Publikuar më: 10:14 21-12-2017

Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur në Melburn të Australisë pasi një automjet ka përplasur këmbësorët. 

Policia ka arrestuar një person. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje. Krahas drejtuesit të automjetit policia ka arrestuar edhe një bashkëpunëtor të dyshuar.

Dëshmitarët rrëfyen se e gjithë ngjarja ndodhi për rreth 15 sekonda. Makina kaloi kur semafori ishte i kuq eci me shpejtësi drejt turmës dhe pastaj vetëm zhurmë.

‘Shumë persona mbetën në tokë, kërkonin ndihmë, një kaos i vërtetë’ rrëfyen të pranishmit.

Incidente të tilla kur makina përplas turmën janë shënuar edhe në shumë qytete të Evropës, ku kanë mbetur të vrarë e të plagosur. Dhe në shumicën e rasteve kanë qënë sulme të qëllimshme të marra përsipër nga shteti islamik.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434