INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Monakos [FOTO]

Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Monakos [FOTO]

Publikuar më: 16:37 29-05-2016

Piloti britanik Lewis Hamilton ka thyer tabunë këtë sezon, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Monako, zhvilluar në pistën e Montekarlos dhe duke korrur suksesin e parë në këtë Botëror të Formula 1. Ky është triumfi nr.44 i Hamilton në karrierën e tij, numri që britaniku i Mercedes mban edhe në makinë, një triumf i shumëpritur për të, në një garë emocionuese e me shumë të papritura. Gara e Montekarlos ishte vërtet një llotari, që nisi me shi dhe u karakterizua nga shumë aksidente. Në vendin e dytë u rendit Daniel Riçiardo me Red Bull, i pafat edhe pse i shpejtë në një pistë ku parakalimi është i vështirë, thuajse i pamundur. Ndërsa i treti u rendit Sergio Perez me Force India, që la pas Sebastian Vettel me Ferrarin, i katërti. Vend i pestë për Fernando Alonson, i cili arriti të mbajë pas Mercedesin e Rosberg. Vëndin e gjashtë e mori Hulkenberg, pas parakalimit që i bëri pilotit gjerman Rosberg në fund të garës. Rezultat jo i mirë për këtë të fundit, duke humbur 20 pikë të vlefshmë në luftën për titull.

Article Logic
Execution time: 0.0023529529571533