INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kombëtarja sot

Kombëtarja sot "përforcohet" me 4 futbollistë

Publikuar më: 09:46 30-05-2016

Gianni De Biasi më në fund do të ketë të plotë sot grupin e 27 futbollistëve që ka përfshirë në fazën përgatitore që po zhvillohet në Austri.

Katër lojtarë do t’i bashkohen përfaqësueses në hotelin ku është grumbulluar dhe po zhvillon seancat stërvitore para Kampionatit Europian.

Burim Kukeli dhe Frederik Veseli, të cilët ishin në fushë dje në finalen e Kupës së Zvicrës, Zyrih-Lugano do të mbërrijnë sot paradite.

Gjithashtu grupit do t’i bashkohet edhe Ergys Kace dhe Ledian Memushaj të cilët luanin me klubet e tyre PAOK dhe Pescara.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607