INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora dhe Hamilton kombinojnë veshjet gjatë një darke në Londër [FOTO]

Rita Ora dhe Hamilton kombinojnë veshjet gjatë një darke në Londër [FOTO]

Publikuar më: 13:38 26-06-2016

Ajo kurrë nuk ka qenë e turpshme të na tregonte më shumë se çduhej. Edhe këtë herë Rita Ora ka treguar asetet e saj e veshur me një fustan të zi të shkurtër që i nxirrte në pah gjoksin. Mirëpo këngëtarja me prejardhje shqiptare nuk ishte vetëm, ajo ishte e shoqëruar nga piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, i cili më parë ka qenë në një lidhje me këngëtaren Nicole Scherzinger. Ata darkuan së bashku në restorantin “Mr. Chow”.  Mesa duket Rita dhe Lewis e kishin bërë me plan se çfarë të vishnin, sepse kanë kombinuar veshjet, të dy të veshur me të zezë, e me xhaketë lëkure. Nuk e dimë nëse janë në një lidhje apo ishte thjeshtë një darkë mes dy miqve të mirë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316