INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie Jenner dhe Tyga konfirmojnë ribashkimin e tyre në premierën e videos së Kanye West [FOTO / VIDEO]

Kylie Jenner dhe Tyga konfirmojnë ribashkimin e tyre në premierën e videos së Kanye West [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 14:04 26-06-2016

U duk sikur çifti konfirmuan se lidhja e tyre i përket së shkuarës, mirëpo mesa duket disa dashuri nuk janë të destinuara të përfundojnë. Kylie Jenner u shfaq si protagoniste në videoklipin pasionant të reperit PartyNextDoor, dhe të gjithë menduam se mes saj dhe Tyga, mori fund gjithçka, por gjërat ndryshuan. Kylie dhe reperi 26 vjeçar janë parë duke shkuar së bashku me makinën e 18 vjeçares, në premierën e videos së shkurtër të këngës “Famous” të Kanye West.

Ata janë ulur pranë njëri-tjetrit, dhe ylli i Keeping Up With Kardashians, e ka puthur në faqe reperin. Pas përfundimit të eventit çifti i ribashkuar janë larguar përsëri së bashku, dorë për dorë, por meraku ynë tani është PartyNextDoor dhe modelja britanike Demi Rose, shpresojmë mos të mërziten.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719