INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hamilton triumfon edhe në Hungari, kryeson renditjen [FOTO]

Hamilton triumfon edhe në Hungari, kryeson renditjen [FOTO]

Publikuar më: 17:13 24-07-2016

Nëse në fillim të sezonit të gjithë mendonin se Nico Rosberg do të jetë kampioni i këtij edicioni të Formula 1, piloti britanik Lewis Hamilton ka përmbysur gjithçka duke u kthyer në krye të renditjes së pilotëve të garës së makinave më të shpejta.

Britaniku i Mercedes i mori vendin e parë Rosberg-ut që në startin e garës dhe arriti ta mbajë atë për 70 xhiro me radhë. Ndërkohë shoku i skuadrës dhe njëkohësisht rivali i tij Niko Rosberg tentoi disa herë të parakalonte Hamilton, por pa rezultat. Piloti gjerman Rosberg e ka mbyllur garën në vendin e dytë, duke humbur kështu edhe kreun e renditjes së pilotëve, që tani mbahet nga Leëis, i cili ka një avantazh prej gjashtë pikësh.

Ka zhgënjyer përsëri Ferrari, ndërsa Sebastian Vettel dhe Kimi Raikonen kanë dalë respektivisht në vendin e katërt dhe të gjashtë. Daniel Ricciardo dhe Max Verstapen janë pozicionuar respektivisht në vendet 3 dhe 5. Në vendin e shtatë është pozicionuar Fernando Alonso. Pas garës së sotme, Hamilton kryeson renditjen e pilotëve me 192 pikë, teksa Mercedes kryeson atë të konstruktorëve me 378 pikë, 154 pikë më shumë se Ferrari që mban vendin e dytë. Gara e ardhshme do të zhvillohet në Gjermani, në cirkuitin e Hockenheim nga 29 deri më 31 korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104