INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
De Biasi zbulon listën kundër Spanjës dhe  tre emrat e rinj për kuqezinjtë  [FOTO]

De Biasi zbulon listën kundër Spanjës dhe tre emrat e rinj për kuqezinjtë [FOTO]

Publikuar më: 13:16 01-10-2016

Vetëm para pak momentesh është bërë puvblike lista e plotë e lojtarëve të De Biazi-t. Këtë herë Trajneri i Kombëtares shqiptare ka tentuar të bëjë disa ndryshime prej të cilave kanë mbetur jashtë emra të mëdhenj dhe janë futur në “lojë” emra të rinj të cilët sipas tij, premtojnë.

Gjatë konferencës për shtyp tëdhënë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, Giani de Biazi është shprehur se ka grumbulluar Latifin dhe Grezdën sepse kërkon që t'i shohë ata se si do të integrohen me grupin, ndërsa i cilësoi si lojtarë shumë të talentuar.

Për Sadikun, De Biazi u shpreh: "Të hënën do të shohim se si është gjendja e tij fizike. Është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren, pasi po kalon një moment të mirë dhe e njeh portën shumë mirë. Por, ashtu si Sadiku, edhe lojtarët e tjerë janë të rëndësishëm për Kombëtaren", u shpreh De Biazi.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Etrit Berisha

Alban Hoxha

Orges Shehi

Naser Aliji

Berat Xhimshiti

Mergim Mavraj

Elseid Hysaj

Ansi Agolli

Frederik Veseli

Ledian Memushaj

Ergys Kaçe

Andi Lila

Liridon Latifi

Migjen Basha

Eros Grezda

Odise Roshi

Burim Kukeli

Ermir Lenjani

Jahmir Hyka

Taulant Xhaka

Amir Abrashi

Bekim Balaj

Armanda Sadiku

Azdren Llullaku

Rei Manaj

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833