INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mercedes prezanton W07 për titullin e tretë

Publikuar më: 10:06 22-02-2016

Mercedes zbulon makinën W07 me të cilën do të kërkojë titullin e tretë rresht në Formula 1. Shumë e ngjashme me paraardhësen, njëvendëshja e re nuk zbulon shumë detaje të reja për syrin e jashtëm, por puna për inxhinierët gjermanë nuk ka mbaruar pasi makina do t’u nënshtrohet modifikimeve edhe gjatë testeve që do të zhvillohen në Montmelo.

Objektivi është i qartë, titulli i tretë, ndërsa Lewis Hamilton ka vendosur në shënjestër trofeun e katërt të karrierës. “Makina mund të duket e ngjashme me atë të vitit të shkuar por në brendësi ka shumë ndryshime që ndërtojnë një evolucion në kompleks për sezonin e ri. 2016-ta është një sezon ndryshe përsa u përket normave dhe ne kemi punuar në këtë drejtim pasi duam t’u përshtatemi rregullave të reja”, shpjegon drejtori teknik, Paddy Lowe.

Mercedesi i ri do të shihet për herë të parë në pistë në testet e Barcelonës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707