INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lojtari ndëshkon arbitrin me karton të kuq

Publikuar më: 11:53 22-02-2016

Në Turqi ka ndodhur diçka e pazakontë. Ndeshja ndërmjet Galatasarayt dhe Trabzonsporit (2:1) e zhvilluar mbrëmë në Stamboll ka zgjuar vëmendjen në botën e sportit.

Gjyqtari ndëshkoi një nga lojtarët e Trabzonsporit me të kuq, ndërsa një prej lojtarëve tjerë i mori atij kartonin e kuq nga duart dhe e ‘ndëshkoi’ atë.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e gjyqtarit, i cili e ndëshkoi edhe futbollistin e dytë.

Gjyqtari i ndeshjes Deniz Bitnel ka ndëshkuar katër lojtarë të ekipit mysafir me karton të kuq.

Article Logic
Execution time: 0.0038208961486816