INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga fantashkencë në realitet: Mercedes-Benz sjell makinën e të ardhmes [VIDEO]

Nga fantashkencë në realitet: Mercedes-Benz sjell makinën e të ardhmes [VIDEO]

Publikuar më: 12:15 29-09-2016

Prodhuesit e makinave në treg po përpiqen të fusin në produktet e tyre gjithmonë e më shumë makina utopike, të denja për shekullin e 21-të.

Këtu nuk bën përjashtim as gjigandët e Mercedes-Benz. Për të ngacmuar imagjinatën e të apasionuarve me konceptin e një makine të re elektrike, Benz ka publikuar një video të shkurtër përpara se të bëjë prezantimin e plotë në Paris Motor Show këtë javë. Në video shfaqen disa detaje dhe të dhëna te reja të makinës së re. Nëpërmjet saj është e qartë se me shumë mundësi makina e re do të jetë një SUV (fuoristradë), e pajisur me një ndiçim të plotë me ngjyrë blu.

Koncepti që prodhuesit gjermanë kanë dashur të materializojnë në të është “ready for change” (gati për ndryshim), megjithëse deri tani nuk e dimë ende mirë se ç’duan të thonë. Gjithashtu ka komandues elektronik për ndenjëset, pjesë të përparme dhe fenerë të ndriçuar me LED, dhe me shumë mundësi edhe një mekanizëm kamera-me-ekran që do të zëvendësonte pasqyrat. Ky duket si një hap shumë logjik nga Benzi duke qenë se më parë ishte raportuar se Daimler, kompania mëmë e Benz, po kërkonte të nxirrte një nën-markë për të rivalizuar makinat elektrike Tesla. 

Article Logic
Execution time: 0.0039558410644531