INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbërriti Tesla më e lirë! Hidhini një sy modelit 3 dhe mësoni sa kushton! [FOTO]

Mbërriti Tesla më e lirë! Hidhini një sy modelit 3 dhe mësoni sa kushton! [FOTO]

Publikuar më: 10:17 10-07-2017

Bilioneri Elon Musk më në fund ka nxjerrë në dritën Teslan e parë të përballueshme nga çdo lloj shtrese.

Ok, ndoshta jo të gjithë e përballojnë një makinë 35 mijë dollarëshe, por një Tesla më të lirë se kaq vështirë se mund të imagjinonte ndokush. Musk publikoi fotot e Model 3 mbrëmjen e së shtunës, pasi drejtori ekzekutiv bëri me dije se makina do të fillonin prodhimin ditën e premte duke qenë se i kaluan testet në mënyrë të parakohshme. Makina me 5 sedilje do të jetë në gjendje të udhëtojë 346 kilometra me një karikim të vetëm, por kjo nuk është më e bukura. Tesla e re do të jetë sportive dhe do të mund të niset nga 0 me plot 96 kilometra në orë. Edhe pse ky model i makinës që nuk dëmton mjedisin është shumë më i përballueshëm se Teslat e tjera, do t’ju duhet të prisni disa muaj përpara se të vini duart pas timonit.

tes1.jpg

tes2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158