INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nxitoni! Skuderia Mercedes hap audicionet publike për zëvendësuesin e Rosberg! [FOTO]

Nxitoni! Skuderia Mercedes hap audicionet publike për zëvendësuesin e Rosberg! [FOTO]

Publikuar më: 13:06 06-12-2016

Ok, nuk e kanë seriozisht, por sensi i tyre i humorit është vërtetë fantastik!

Të humbasësh pilotin tënd në të njëjtin vit që ai u shpall kampion bote nuk duhet të jetë e lehtë as për skuderinë që e dominoi Formula 1 pa njohur rivalë. Megjithatë ata nuk duken shumë të shqetësuar, madje kanë vendosur që ta marrin të gjithë situatën të qeshura. Në një njoftim me të gjithë pozicionet e lira të punës për të cilat mund të aplikosh pranë skuderisë së Mercedes, një e tillë është më e veçantë se të tjerat dhe natyrisht më e lakmuar. Natyrisht që bëhet fjalë për zëvendësuesin e Nico Rosberg, dhe ndërkohë që të tjerat janë pak më zyrtare, kjo është shënuar me shkrim dore. Afati është deri më 31 dhjetor kështu që bëni mirë të nxitoni. Vërtetë që mund të keni kundërshtarë si Fernando Alonso, por nuk mund ta dini kurrë në rast se nuk e provoni. Të paktën do t’u jepni mundësinë atyre në Mercedes që të qeshin mirë e mirë pasi qanë kampionin e humbur.

mercedes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492