INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid ndalet në Malaga, Ronaldo humbet penallti

Real Madrid ndalet në Malaga, Ronaldo humbet penallti

Publikuar më: 01:49 22-02-2016

Reali i Madridit nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Malagas. Gjithçka ka nisur mirë për Los blancos, ku Ronaldo ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 33’ të takimit, por dy minuta më pas Ronaldo do të bëhej sërish protagonist duke humbur një 11-metërsh, çka do e çonte në 2-0 rezultatin e ndeshjes. Me rezultatin 1-0 për madrilenët është mbyllur pjesa e parë. Por me fillimin e pjesës së dytë ku pritej dhe goleada madrilene, ka ardhur surpriza nga ana e Malagas. Sulmuesi i tyre Raul Albentosa ka barazuar gjithçka. Reali vijon të mbajë vendin e dytë në La Liga me 9 pikë më pak se kryesuesit e Barcelonës, të cilët fituan një ditë më parë me debutuesit e Las Palmas me rezultatin e ngushtë 2-1.

Article Logic
Execution time: 0.0033731460571289