INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund ndodh! Procedohet një kryeplak për hedhje të plehrave vend e pa vend

Më në fund ndodh! Procedohet një kryeplak për hedhje të plehrave vend e pa vend

Publikuar më: 11:07 06-04-2019

Hedhja e plehrave kudo është një problem shqetësues. E ndërsa jemi mësuar të dëgjojmë në vende të tjera për marrjen e masave displinore për ata që i hedhin, në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur shpesh.
Por rasti është shënuar në Pogradec. Kryeplaku i fshatit Lin është proceduar në gjendje të lirë për hedhje të materialeve inerte në liqen. Sipas policisë, Gafur Avdullai 60-vjeç banues i fshatit Lin është proceduar për hedhje të materialeve inerte në liqen. Mësohet se masa e policisë është marrë menjëherë pas publikimit të rastit në një portal online.
Ndërkohë, policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast, duke iu siguruar se do të bëjë verifikimin e duhur për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkelësit e ligjit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822