INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ndalen skedinat në Korçë, çfarë zbulon policia në lokalin e 28-vjeçarit

Nuk ndalen skedinat në Korçë, çfarë zbulon policia në lokalin e 28-vjeçarit

Publikuar më: 11:14 07-04-2019

Një 28-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Korçës, pasi akuzohet për organizimin e lotarive të palejueshme, sipas ligjit të qeverisë “Rama”, që ka hyrë në fuqi më 1 janar.

Policia bën me dije se i proceduari është shtetasi me iniciale XH.G dhe ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në lokalin e tij të Voskopojë u sekuestruan kompjutera, tablet, aparat i përshtatur për lojra fati.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Xh.G, 28 vjeç, pasi në lokalin e tij në Voskopojë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm”, bën me dije policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951