INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Me këtë këngë kam qarë''/ Arilena Ara mposht Elvanën, do të na përfaqësojë në Eurovizion dhe zbulon në çfarë gjuhe do këndojë! [VIDEO]

''Me këtë këngë kam qarë''/ Arilena Ara mposht Elvanën, do të na përfaqësojë në Eurovizion dhe zbulon në çfarë gjuhe do këndojë! [VIDEO]

Publikuar më: 10:28 23-12-2019

               

Fituesja e Festivalit të 58 të Këngës në RTSH është shpallur Arilena Ara me këngën e saj “Shaj”. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në muajin maj në Eurovision.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë këtë moment. Nuk bëj muzikë për të fituar çmime, bëj muzikë se i kam dedikuar jetën muzikës që 16-vjeçe. Kësaj here shkruam një këngë për veten time, me këtë këngë kam qarë, kam qeshur, jam ndjerë në ankth. Jam e emocionuar se sot kam mamin tim në sallë, janë të gjithë miqtë e mi” tha mes lotësh këngëtarja.

Pas përfundimit të garës, Arilena ka qenë e pranishme në diskutimin në studio post-festival nën drejtimin e Eni Shehut.

Këngëtarja ka rrëfyer se “Shaj” fillimisht është krijuar në gjuhën angleze. Sipas Arilenës, përshtatja në shqip ka qenë shumë e vështirë, ashtu sikurse ka theksuar se versioni anglisht përcjell edhe më shumë emocion. Në Eurovizion, Arilena do të përfaqësohet pikërisht me versionin fillestar, duke e përjashtuar kështu mundësinë e të kënduarit në gjuhën tonë.

Në natën finale performuan 12 finalistë, ndërkohë që vendin e dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me “Me tana” ndërsa në të tretin u rendit 16-vjeçarja Sara Bajraktari me këngën “Ajër.

Article Logic
Execution time: 0.0091078281402588