INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arilena Ara feston ditëlindjen, merr urimin më emocionues nga një person i veçantë: “Bashkë përgjithmonë” [FOTO]

Arilena Ara feston ditëlindjen, merr urimin më emocionues nga një person i veçantë: “Bashkë përgjithmonë” [FOTO]

Publikuar më: 10:51 17-07-2019

Arilena Ara padyshim është një nga këngëtaret me vokalin më të mirë në Shqipëri.

Kënga e saj “Nëntori” i dha gjithashtu edhe njohje ndërkombëtare artistet shqiptare, si dhe mundësinë për të performuar në festivalet më të rëndësishme botërore.

Përmes rrjeteve sociale Arilena Ara ka zbuluar se prej pak javësh po qëndron në SHBA. Ditët përtej oqeanit duket se këngëtarja i ka shijuar vërtetë shumë, por më shumë se për pushime Arilena ka shkuar në Amerikë për një tjetër qëllim.

“Prive.al” ka mësuar se Ara po punon për një këngë të re, të cilën e ka rezervuar për ta prezantuar në “Festivalin e Këngës” në “RTSH”.

Dita e sotme është një ditë tepër e veçantë për këngëtaren sepse ajo sot festoon ditëlindjen, e cila mbush plot 21 vite jetë.

Këngëtarja ka marrë shumë urime nga të afërmit dhe miqtë e saj, por urimi më i veçantë për të është ai i të dashurit të saj, Popi Kola, i cili është edhe menaxheri i saj prej 8 vitesh.

“Gëzuar ditëlindjen vogëlushe! E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë time! 8 vite histori bashkë dhe 80 më shumë për të ardhur. Bashkë, përgjithmonë, vetëm”- ka shkruar Popi.

Këto fjalë e kanë emocionuar Arilenën dhe e ka ripostuar urimin e tij duke etiketuar menaxherin e saj duke lënë dhe një shkrim:

“Gjithçka”- ka shkruar Arilena.

8634593.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004