INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbylli xhamitë, Erdogan kërcënon Austrinë: Nuk do të bëjmë sehir

Mbylli xhamitë, Erdogan kërcënon Austrinë: Nuk do të bëjmë sehir

Publikuar më: 18:12 11-06-2018

Pak ditë më parë Austria mori vendimin që të mbyllte 7 xhami dhe të dëbonte imamin dhe menjëherë reagoi Turqia e cila nuk e mirëpriti këtë aksion.

Edhe presidenti turk Erdogan ka kritikuar ashpër masën e ndërmarrë nga Austria.

“Kam frikë se hapat e kancelarit austriak do ta çojnë botën në një kryqëzatë të re, një luftë mes kryqit dhe gjysmë hënës”, tha Erdogani në adresë të kancelarit austriak Sebastian Kurz.

“Mos mendoni se po e bëtë këtë, ne do të bëjmë sehir? Jo, edhe ne do të ndërmarrim disa hapa”, shtoi presidenti në një fjalim në Stamboll.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Vienës janë tensionuar që nga koha e grushtit të dështuar të shtetit kundër Erdoganit në 2016, i cili u pasua nga një valë arrestimesh dhe masat e fundit kanë çuar në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662