INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot me Erdogan, dy futbollistët gjermanë ‘japin llogari’ te presidenti

Fotot me Erdogan, dy futbollistët gjermanë ‘japin llogari’ te presidenti

Publikuar më: 08:56 20-05-2018

Dy futbollistët gjermanë me origjinë turke, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan kanë takuar Presidentin Frank-Walter Steinmeier, pas kritikave të pasuara me shfaqjen e fotografive të tyre me presidentin e Turqisë.

Partia AK, që është në pushtet në Turqi, publikoi fotot e futbollistëve me presidentin Rexhep Taip Erdogan, në një moment të rëndësishëm për vendin, që është para zgjedhjeve.

Ky veprim u kritikua ashpër nga disa politikanë gjermanë, që akuzuan Ozil dhe Gundogan se po përpiqen të mbështesin Erdoganin, pavarësisht se ata e mohuan tërësisht këtë çështje.

Özil, i cili luan për Arsenalin dhe Gundogan, lojtar i Manchester Cityt, i dhanë Erdoganit fanellat e tyre të nënshkruara. Dhe sigurisht fotot e tyre me Erdogan bëm xhiron në mediat ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0042641162872314