INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Masterplan" për procedura më të shpejta për azilin, paralajmëron ministri

Publikuar më: 12:23 13-03-2018

Ministri i Brendshëm gjerman Seehofer shkruan Deutche Welle synon të përgatisë procedura më të shpejta për azilin dhe dëbime më të vendosura.

"Numri i riatdhesimeve duhet të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të jemi më të ashpër sidomos kundrejt kriminelëve dhe personave të rrezikshëm në radhët e azilkërkuesve", tha Seehofer.

Në përgjithësi, ai deklaroi se "toleranca ndaj shkelësve të ligjit do të jetë zero".

"Ne duam të mbetemi një vend kozmopolit dhe liberal, por kur është fjala për mbrojtjen e qytetarëve kemi nevojë për një shtet të fortë dhe unë do të kujdesem për këtë". Policia duhej të pajisjet me teknikë optimale.

"Ne kemi nevojë për mbikëqyrje efektive me video në të gjitha pikat e nxehta në vend", tha ministri i ri i Brendshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328