INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump ‘frikëson’ industrinë e makinave në Gjermani

Trump ‘frikëson’ industrinë e makinave në Gjermani

Publikuar më: 17:54 07-03-2018

Paralajmërimet e Donald Trumpit se masat e tij nuk do të ndalen tek importi i çelikut dhe aluminit, por do të prekin edhe makinat, kanë sjellë shqetësim edhe tek industria gjermane të automjeteve.

Shkaktar i dobësisë së kursit shkruan DW është kërcënimi i Presidentit të SHBA Donald Trump, se pas doganave ndëshkuese ndaj importeve të çelikut dhe të aluminit mund të pasojnë dogana ndëshkuese edhe ndaj industrisë së automobilave.

Trump ankohet për mungesë të ekuilibrit tregtar, e pasojat e kërcënimit të tij kanë nisur të ndihen tek kjo degë e rëndësishme e ekonomisë gjermane.

Tarifat ndëshkuese të Shteteve të Bashkuara kanë frikësuar më së pari investuesit e BMW, aksionet e të cilës ranë në fillim të javës 1,17 përqind, duke shkuar në fund të bursës kryesore gjermane DAX me 82,99 euro.Rënie të lehtë pësuan dhe ato të Daimlerit.

Shqetësimet nga tarifat ndëshkuese ndaj automjeteve europiane nuk janë një risi. Por ato, thotë DË, përfaqësojnë një rrezik për prodhuesit gjermanë, edhe nëse importet neto të SHBA vitet e kaluara kanë rënë në mënyrë të konsiderueshme.

Në krah të industrisë, ka dalë edhe qeveria gjermane që thotë se nga lufta tregtare do të kishte humbës në të dy krahët.

Sipas specialistëve, lëvizja e Trumpit do t`i dëmtonte vërtet prodhuesit e huaj të automjeteve, por ajo cënon në të njëjtën masë edhe kompanitë amerikane që i prodhojnë makinat e tyre jashtë vendit, sidomos në Meksikë.

Vendimi i Trump për të rritur tarifat mbi importet e celikut dhe aluminit solli reagime në të gjithë botën.

Dhe ndër efektet e para brenda vetë SHBA ishte dorëheqja e këshillratit ekonomik të kreut të shtëpisë së Bardhë Gary Cohn,i cili sic raportojnë mediat u zemërua nga planet e presidentit Trump për rritjen e tarifave të importit të metaleve.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889