INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramazani në mbarë botën, nisin telashet për fëmijët në Gjermani

Ramazani në mbarë botën, nisin telashet për fëmijët në Gjermani

Publikuar më: 09:16 18-05-2018

Për myslimanët besimtarë ka filluar muaji i agjërimit, Ramazani.Kësaj urdhërese i përmbahen gjithë e më shumë fëmijë. Për shkollat një problem gjithnjë e më serioz.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Me disa përjashtime të vogla, agjërimi vlen për të gjithë myslimanët që kanë arritur përafërsisht moshën 14 vjeçare, mosha e zgjedhjes së një konfesioni fetar.

Deutsche Welle shkruan se gjithmonë e më shumë nxënës të shkollave fillore mbajnë Ramazan, megjithëse feja nuk i detyron.

Ata duan të ndjekin shembullin e më të rriturve dhe të fitojnë adhurimin e prindërve,siç thonë drejtorët e shkollave.

Si pasojë, fëmijët ankohen për dhimbje koke, përzierje, ata kanë probleme përqendrimi dhe kanë rezultate më të dobëta në shkolla.Këtë vit gjendja është veçanërisht problematike shkruan Deutsche Welle.

Pas festës së krishterë të Rrëshajave që kremtohet pas disa ditësh, nxënësit në Gjermani do të përballen me një numër të madh provimesh. Maturantët kanë kryesisht provime, disa prej të cilave janë me shkrim,

por pjesa më e madhe është me gojë. Por ata nuk mund të rrinë pa provime për javë të tëra.

'Për nxënësit që agjërojnë është tepër e vështirë – sidomos për ata që e marrin aq seriozisht Ramazanin, saqë gjatë ditës as nuk pijnë.Ka herë pas here nxënës që thjesht humbin ndjenjat.

Në përgjithësi Shoqata Gjermane e Mësuesve e konsideron problematik agjërimin në shkolla.

“Ndërkohë ka shumë nxënës që e marrin shumë seriozisht agjërimin”, ka thënë presidenti i shoqatës, Heinz-Peter Meidinger, për edicionin online të gazetës “Die Welt”. Në të gjitha shkollat që kanë një numër të madh nxënësish me origjinë migrimi, sjellja gjatë muajit të agjërimit është kthyer në temë qendrore dhe në një problem.

Sipas tij, prindërit myslimanë ushtrojnë presion të madh te drejtorët e shkollave që në këtë periudhë të mos ketë provime ose ekskursione. Situata është problematike sidomos kur, për të respektuar besimin e disa individëve, limitohen të gjithë nxënësit e tjerë.

“Kjo ka si çmim që provimet e të gjithë nxënësve të përqendrohen në një periudhë të shkurtër. E kjo nuk shkon”, ka theksuar Meidinger.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377